Iu shty gjyqi për të tretën herë, Saimir Tahiri ironizon Prokurorinë dhe poston foton komike: Prit e prit …

Gjykata për Kr.ime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për ish ministrin Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën, ndërsa u detyrua të shtyjë seancën pasi në dosje mungonte përkthimi i dëshmive të të pandehurve Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti.

Advertisements

Ndërkohë pak orë më pas, Saimir Tahiri ka ironizuar Prokurorinë, ndërsa ka zgjeghdur të postojë një foto me “efektin e plakjes”, me mbishkrimin “duke pritur gjyqin”.

“Duke pritur gjyqin….😜😜😜😜
Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.
QESHARAAAAAKE!!!!!
Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot”, ka shkruar ai.

Advertisements

Artikulli paraprakU zhduk pasi e kër.cënuan, Kallashi shfaqet dhe poston foto si kurrë më parë
Artikulli tjetërE dh.unoi dhe e përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 36-vjeçari. Vajza e tm.erruar tregon çfarë i kishte kërkuar