Mbrëmjen e djeshme deputetja Rudina Hajdari është përplasur live në emisionin Open me Sekretarin Ligjor të PD, Çlirim Gjata.
Advertisements
Debati u fokusua për një moment tek mbiemri i deputetes demokrate.
Gjata i tha se nuk e meriton mbiemrin që ka.
Advertisements
Ky artikulim nuk i ka pëlqyer Hajdarit, e cila është kundërpërgjigjur menjëherë.
Sipas saj ka ikur koha që t’i bindemi kryetarëve të partive.
Kurse Gjata është shprehur se nuk e kishte në kontekstin familjar, por atë politik.
Debati
Gjata: Meqënëse e deshe duhet ta meritosh atë mbiemër, se nuk e meriton
Hajdari: Me çfarë do merreni sot. Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua e meritoj apo jo mbiemrin, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…
Gjata: Nuk e meriton pra të thashë, politikisht, jo familjarisht. Vazhdo tani
Hajdari: Ka ikur ajo kohë kur vetëm duhet t’i bindemi kryetarëve të partive, dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu.