Pasi bëri një paraqitje mjaft të mirë në Botërorin e femrave me Suedinë, futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të njohura europiane.
Advertisements
Mediat raportojnë se ajo është në krye të listës së dëshirave të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Asllani u largua nga Linkoping ditë më parë dhe dhe tashmë është gati për aventurën e re.
Advertisements
29-vjecarja është një lojtare me përvojë të madhe në futbollin europian. Ajo më herët ka luajtur me PSG-në për katër sezone, por edhe me Manchester Cityn.
Nga sa mësohet, vetë dëshira e saj është që të luajë në një kampionat më të madh dhe me një skuadër me emër, ndaj transferimi duket shumë pranë.