Haradinaj tregon arsyen e ftohjes me Ramën: Të gjithë më shkruan, ai jo!

Ramush Haradinaj ka folur ditën e djeshme për mediat e Kosovës, në lidhje me situatën e tij aktuale dhe dhënien e dorëheqjes nga posti i Kryeministrit.

Advertisements

Lajmi i Haradinaj ka pasur një mbulim të gjerë mediatike dhe figura të shumta të politikës, por edhe artit kanë reaguar kundrejt vendimit të Kryeministrit.

Mirëpo, teksa të gjithë kanë qenë në mbështetje të tij, i vetmi që nuk ka reaguar aspak ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Advertisements

Këtë e konfirmoi edhe vetë Haradinaj, i cili përmendi në televizionin T7 disa nga personat që i kishin shkruar nga shteti shqiptar.

Mes tyre nuk ishte Edi Rama.

Në këtë formë, edhe një herë më shumë, Haradinaj konfirmon raportin e ftohtë me Ramën.

Ai tha:

Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Mojsiu që ishte dhe këtu etj. Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema”.
Pra, siç u pa, Edi Rama nuk ka reaguar për thirrjen e tij nga Gjykata Speciale.

Artikulli paraprakPërdh.unoi 19-vjeçaren dhe e filmoi, 27 vjecari e kë.rcënon se do ta …
Artikulli tjetërFrika në “palcë”! Njihuni me “Pallatin e Drejtësisë”, që tremb politikanët shqiptarë(FOTO)