“Fustanin e gjen tek Medreseja, ka plot te tille”, kush është këngëtarja shqiptare që s’e çan kokën fare dhe del me rroba te lira?

Kemi parë VIP-a të cilët gjatë verës vetëm hapin shampanja nëpër lokale të shtrenjta, drekojnë e darkojnë në vende luksi apo vishen me markat më të dëgjuara në botë, të cilat, pa diskutim, kanë çmime marramendëse.

Advertisements

Por me sa duket, ka edhe raste përjashtimore.

E tillë është këngëtarja Ronela Hajati, e cila ka publikuar një foto në Instagram, me një prej fustaneve të saj të preferuara.

Advertisements

Përbri fotos Hajati shkruan:

Gjithmonë mundohu të jesh një fëmijë i lumtur, dhe ky është një nga fustanet e mia të preferuara të verës”.
Një ndjekëse e saj e komplimenton duke i thënë që i pëlqen shumë Ronela, por ka një kritikë në lidhje me fustanin e preferuar të saj.

Sipas vajzës, ky fustan gjendjej tek tregu i Medresesë.

Pra, të lë të kuptosh se nuk është një fustan marke, por një veshje që mund ta blejë kushdo, duke qenë se malli i Medresesë ka kosto të ulët.

Ronela jo vetëm që nuk e fshiu këtë koment por i ktheu përgjigje me shumë sportivitet komentueses.

Ajo shkruan:

Punë e madhe. Mua më pëlqen”.

Artikulli paraprakTeksa shqiptarët vuajnë për bukën e gojës, zvicerane me xham safiri, marra.mendëse vlera e orës së Greg Ramës
Artikulli tjetërÇifti i huaj ulet në mes të rrugës në Shkodër, por ajo që kërkojnë është e pabesueshme