Ishte koha kur grupi “SHBLSH” përbënte të preferuarin e të gjithëve.
Advertisements
Askush nuk i ka harruar performancat e Julit, Gentit dhe Ermalit në “Portokalli”, një humor që ka lënë shumë batuta ende sot.
Por më pas djemtë ndanë rrrugët e tyre, Ermali tashmë ka emisionin e tij, Gentin po ashtu e shohim çdo ditë në emisionin investigativ ‘Stop’ kurse Julin e shohim çdo të shtunë në tv Klan me spektaklin humorit ‘Duplex’.
Advertisements
Miqësia mes Julit dhe Gentit mori fund me largimin e këtij të fundit nga 2XL.
Megjithatë duket se në mes tyre është dikush që dëshiron t’i pajtojë.
Dhe është moderatori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar në Instagram një foto ku kujton kohën kur ndanin skenën të tre dhe shkruan:
“Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinema?” .
Kjo foto i ngjan edhe një paralajmërimi për bashkëpunim dhe ne jemi duke prirur me padurim të mësojmë se çfarë fshihet pas saj.