Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë pl.agosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e së enjtes në provincën Van të Turqisë.
Advertisements
Sipas agjenicsë së lajmeve “DHA”, shoferi i një minibusi të tejmbushur me emigrantë që ishin futur ilegalisht në Turqi, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrokullis në humnerë për rreth 35 metra.
Shumë prej emigrantëve dolën nga dritaret, ndërsa vendngjarja u kthye në një skenë mas.akre me njerëz që kishin humbur jetën e shumë të tjerë që kërkonin ndihmë.
Advertisements
Sipas autoriteteve mes 17 vik.timave kishte shumë gra e fëmijë. Ndërsa të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitalet më të afërta. Sakaq, ende nuk dihet kombësia e vik.timave.