“E di vetë se çfarë ke bërë, mos guxo ta përsërisësh”, mësuesi i arrestuar për politikë: Ma terr.orizuan vajzen e vogel

Një denoncim i pazakontë është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivisti Kostandin Pula, ku një mësues ishte marrë me dhu.në në mes të natës nga Policia e Kurbinit me forcë dhe në sy të familjes dhe fëmijëve mi.norenë për arsye sipas tij politike.

Advertisements

Fax News u interesua dhe gjeti kontaktin e mësuesit dhe Kryetarit të Fshatit Shpërdhet, Vath Myrta ku në një lidhje telefonike ai i tha gazetares, Xhilda Kondi se shoqërimi i tij është bërë me pretekstin se në afërsi të banesës së tij ishte qëll.uar me ar.më në ajër, por ai sqaroi se ka qenë një akt politik për shkak të bindjeve që ka.

Myrta tha më tej se ka kërkuar shpjegime për shoqërimin e tij, por punonjësit e Policisë i thonin se “e di vetë ti, por mos guxo ta përsërisësh më”, duke shtuar se nuk e kishin lejuar as të pinte ilaçet gjatë kohës që mbahej në Komisariat.

Advertisements

“Më thanë ose do të vish o s’ka, sa me hir sa me pahir, në fund pavarësisht këmbënguljes, më morën. Thanë “dikush ka shtirë me ar.më aty”, ju thashë hajdeni pyetni lagjen bëni kontrolle. “Jo do të vish në Komisariat” – më thanë. Shkova atje, thashë pse më morët, më thanë se -“hë se të tregojmë herë tjetër”. Ju thashë a më keni thirrur për ar.mën, “çfarë ar.me më thanë, s’ka lidhje”.

Më kanë mbajtur dy orë, firmosa një deklaratë dhe dola. Erdhën shumë të shqetësuar vëllai dhe gruaja. Kur dola nga komisariati më prisnin mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. Nuk më kanë lejuar të përdor ilaçet. Thashë nuk jap deklaratë pa pi ilaçet. Nuk më lejuan, më thanë “pi kur të dalësh jashtë. Atë punë e dimë ne se përse të kemi thirr po ec mos i përsërit më këto gjëra”. Ju thashë se më keni shoqëruar për arsye politike, më thanë “e di vetë ti se për çfarë por mos guxo ta përsërisësh”. I marrin vazhdimisht mbështetësit e opozitës në komisarit, në protestat e mëdha marrin 10-15 vetë.

Më erdhën tek shtëpia, vajza e vogël sidomos është terr.orizuar. Më morën vetëm të dhënat dhe ku punoj e ku nuk punoj. Drejtëpërdrejtë nuk më thonin arsyen se pse më kishin thirrur por e di që ka qenë politike dhe për pjesmarrjen në protesta”, tha Myrta pë Fax News. FaxNews

Artikulli paraprakE rëndësishme! Ndryshon taksa për automjetet, ja si do të paguani në varësi të motorit
Artikulli tjetërNuk u lejua të shkonte në Tropojë, Rudina Hajdari përqafim të ngrohtë me kongresmenin dhe ka dy fjalë për të