Një 36-vjeçar nga Laçi është vënë në pranga dje në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh për përndjekjen dhe dhu.nimin e ish-së dashurës. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Hetimit të Kri.meve në Komisariatin nr.2, ku edhe ishte bërë kallëzimi nga vajza e dëmtuar.
Advertisements
Burimet thanë se shtetasi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.K., banues në Laç, i cili ishte shpallur në kërkim policor.
Ai u arrestua në rrugën “Myslym Shyri”, pasditen e djeshme. Të njëjtat burime thanë se disa ditë më parë, në Komisariatin Nr.2, ishte paraqitur një vajzë, e cila ishte dh.unuar fizikisht nga 36- vjeçari dhe denoncoi për dh.unë ish-të dashurin e saj.
Advertisements
Nga ana tjetër, ajo tha se ai e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe i kishte shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Sipas saj, ai i kërkonte që të lidhej sërish me të dhe herën e fundit që ajo e kishte refuzuar, i dyshuari e kishte rr.ahur.
“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën ‘Myslym Shyri’, nga ana e Seksionit të Kr.imeve të Komisariatit të Policisë Nr.2. Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij dhe ka ushtruar dh.unë fizike ndaj saj për të mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale ‘Përndjekja’”, tha dje zyrtarisht Policia.