Doni të nxiheni duke mos rrezikuar, këto janë këshillat dhe marifetet që duhet të bëni

Nëse doni të merrni një ngjyrë shumë të mirë të trupit dhe të dukeni të bukura nën rrezet e diellit, veçse të ekspozoheni në diell për t’u ngjyrosur, në ndihmë ju vijnë në këto ditë të nxehta, edhe ushqimet.

Advertisements

Ajo çfarë hani është shumë e rëndësishme për fitimin e një ngjyre si çokollatë, ndaj kushtojini vëmendje ushqyerjes.

Uji gjithashtu është një ndë përbërësit e rëndësishëm të organizmit, i cili nuk ju lë të “thaheni”, por hidraton lëkurën tuaj dhe ju bën të dukeni rrezëllitëse.

Advertisements

Për një ngjyrë çokollate, ndiqni këshillat më poshtë:

Hidratim, hidratim, hidratim

Nëse ka diçka që duhet të bëni është kjo. Asnjë sasi hidratuesish nuk ëhstë e mjaftueshme dhe nuk ka asnjë frekuencë lidhur me aplikimin e tepërt, thjesht sigurohuni që lëkura juaj nuk duhet të jetë kurrë e thatë, sepse nëse kjo ndodh sikur edhe një herë të vetme, nuk do të ndalojë më.

Pini shumë ujë

Të qëndroni e hidratuar është thelbësore për shëndetin e mirë të lëkurës suaj, qarkullimin e qelizave dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me pasjen e një lëkure me shkëlqim dhe e ndritshme.

Dietë me ngjyrë

Ju mund ta gjeni betakarotenin në të gjitha ushqimet e kuqe, të verdha, portokalli dhe vjollcë. Produktet bimore tipike të verës dhe pranverës, të tilla si kajsia, luleshtrydhet, pjeshkët, domatet, pjepri dhe karota janë të pasura me vitaminë A, e pranishme edhe në perimet me gjethe jeshile të tilla si spinaqi dhe sallata.

Acidi lipoik

I rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar dëmet e radikaleve të lira, acidi lipoik është i pranishëm në disa perime si spinaqi, brokoli dhe patatet. Për më tepër, ai mund të merret si një shtojcë. Likopeni, i cili është i bollshëm në domate, ndihmon për të stimuluar rigjenerimin e kolagjenit dhe të mbajë lëkurën elastike

Artikulli paraprakSërbëve iu iken truri: Urrejeni Milanin se do luajë ndaj shqiptarëve!(Foto)
Artikulli tjetërPini ujë të ftohtë për të shuar vapën? Bëni kujdes, ja si rrezikoni