Doli se Boris Johnson ishte me origjinë shqiptare, por ja si qëndron e vërteta

Studjuesi dhe autori Ryan Gingeras sqaron se Ali Kemali në librin e tij është një tjetër.

Advertisements

Lidhur me prejardhjen shqiptare të kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson, Gingeras u shpreh ishte një Ali Kemal krejtësisht tjetër.

Deklarata e Gingeras:

Advertisements

Unë e kisha fjalën për Kapitenin Ali Kemal dhe jo Ali Kemalin që u bë Ministër i Mbrojtjes gjatë të njëjtës periudhe”.
Gingeras, është autor i njohur i një seri veprash për Perandorinë Turke, sidomos periudhës së fundit të saj.

Pikërisht një vepre të tij, “Brigje të trishta” (Dhunë, Etnicitet dhe fundi i Perandorisë Otomane 1912-1923) i referohen lajmet e fundit në median shqiptare sipas të cilave, stërgjyshi ottoman Ali Kemali, i udhëheqësit konservator Jonson, është me origjinë shqiptare.

Boris Johnson, i cili në fotografinë e mësipërme ka dalë gjatë një vizite në një xhami shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë dikur kryetar bashkie i Londrës dhe ka qenë një nga mbështetësit e referendumit Brexit që kërkoi daljen e MB-së nga Bashkimi Europian.

Ryan Gingeras është profesor, studimet e të cilit kanë qenë qendër të vëmendjes sidomos Turqinë dhe Ballkanin dhe libri i tij i radhës që do të botohet në nëntor, titullohet “Agimi i Përjetshëm (Turqia në kohën e Ataturkut)”, kushtuar themeluesit të Turqisë Moderne.

Artikulli paraprak“Lër shantazhet dhe presionet”, Meta “go.det” Ramën, por kritikon ashpër edhe opozitën: I ka pasur të gjitha mundësitë që…
Artikulli tjetërIshulli Grek që ju jep shtëpi, tokë dhe 500 euro në muaj për të jetuar atje, por ja kushti i vetem