Dikur miq për “kokë”! Si u ‘përçanë’ miqtë besnikë të Top-it? Xhemi, Eno dhe Arbana nuk janë më si më parë dhe kjo foto e vërtetoi

Disa kohë më parë ata përfliteshin të ishin miq për kokë me njëri-tjetrin, jo vetëm brenda studios, por edhe jashtë saj. Megjithatë duke bërë një kërkim të shkurtër në rrjete sociale, në profilin e Xhemi Shehut në Instagram, nuk ekziston asnjë foto me Eno Popin.

Advertisements

Pavarësisht se dikur ata postonin bashkë shumë momente edhe jashtë studios, të gjitha fotot me moderatorin, Xhemi ka vendosur t’i fshijë dhe kjo duket të ketë një arsye.

Vetë Eno Popi ka vetëm dy foto me Xhemin, që datojnë të viteve më parë, kur miqësia e tyre ishte në fillime. Por, me Arbana Osmanin ka një foto të realizuar para 27 javësh.

Advertisements

Megjithatë që prej kësaj kohe treshja e njohur nuk kanë publikuar asnjë dalje bashkë, dhe gjithmonë Xhemin dhe Arbanën i kemi vënë re të dalin pa Enon.

Ndërkohë Arbana Osmani foton më të hershme me Enon e ka rreth dy vjet më parë.

Përveç kësaj, Eno Popi postoi foton e veçantë të vajzës së tij të vogël pak kohë më parë dhe u vu re një mungesë. Të gjithë personazhet e njohur lanë një koment në foton e ëmbël ku moderatori shihej në krah të së bijës, por dy mikeshat e tij më të ngushta preferuan të mos linin asnjë koment.

Në foton e Eno Popit me vajzën, mungojnë komentet e dy mikeshave të ngushta.
I ftuar në ‘You&Me’ në NRG Radio, disa kohë më parë Eno Popi dha përgjigjen befasuese kur u pyet për zërin më të mirë radiofonik. Midis tre alternativave ku qëndronte dhe Arbana Osmani, ai zgjodhi Gerta Hetën dhe me siguri, moderatorja nuk do të jetë ndjerë mirë nga ky fakt.

Megjithatë të gjitha mbeten aludime, dhe nëse miqësia e tyre është në krizë apo ka marrë vërtet fund mbetet për t’u parë!

Artikulli paraprakLori Hoxha poston foto, por fansat kapin detajin e pabesueshëm dhe e “fëlliqin”
Artikulli tjetërBlendi Fevziu poston foto me të atin, por të gjithë u habitëm nga ky detaj