Ish-ministri i PD Arben Imami thotë se sipas informacioneve të tij, Basha e dinte për përgjimet e Dibrës dhe blerjen e votave që në vitin 2017, para marrëveshjes së 17 majit.
Advertisements
Në Real Story, Imam i ka bërë deklarata të forta duke thënë se dhe për dosjen e Durrësi ku përfshihet Vangjush Dako, Basha jo vetëm që ka qenë në dijeni por e ka pasur atë të zbardhur.
Më tej, Imami tha se kur ‘një person’ e kishte marrë në telefon për dosjen që kishte në dorë atë kohë, Basha kishte thënë se e kishte humbur.
Advertisements
‘Për informacionin që unë kam, Basha ka qenë në dijeni për përgjimet dhe blerjen e votave që në 2017, para marrëveshjes së 17 majit. Sipas informacionit që unë kam, edhe Dosjen e Durrësit Basha e ka pasur të zbardhur… Unë i kam mësuar këto inforamcione para 1 viti e gjysmë kur shkëputa lidhjet. Di që e ka thënë te çadra kam një dosje, kur e mori ‘një person’ në telefon tha e kam humbur’, tha Arben Imami.