Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar nga Librazhdi se opozita ka qëndrimin e pathyeshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.
Advertisements
Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha tha se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.
“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër. Librazhdi, nën kujdesin e hajdutit nr 2 të Rilindjes, po vuan në çdo fushë. Po vuan fermeri, që nuk ka parë subvencion me sy, infstruktura ka mbetur në vendnumëro, uji per vaditje është devijuar në turbinat private të taulant ballës, papunësia është ulur këmbëkryq. Biznesi i vogël është në një situatë edhe më të keqe. Dhe kjo refleketohet tek përkeqësimi i gjendjes ekonomike në familjet e tyre. Detyrat tona nuk kanë qenë kurrë më të qarta e më akute. Pas çlirimit të vendit nga kjo mon.stër, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe saktesi kirugjikale” tha Basha.
Advertisements
Kryetari i Partisë Demokratike tha se masat që synojnë përmirësimin urgjent të klimës ekonomike, do të jenë heqja e taksës Rama mbi karburantin 300 lekë për litër, ulja e çmimit e energjisë elektrike, duke ndihmuar biznesin e vogël, në vendosjen e vetëm 1 takse, duke vendosur subvencione për fermerët.
“Detyra jonë është t’i bëjmë të ditura këto propozime të planit tonë ekonomik, që shumica referendare “Rama Ik” të 30 qershorit ta kthejmë nga maxhorancë refuzuese të regjimit në një shumicë për ndryshim të vërtetë, që do të funksionojë për të gjithë, që ta prekin e gëzojnë të gjithë”, theksoi kryetari i opozitës.