Artan Hoxha shkon me pushime në Theth, por ajo që shikon atje është për të vënë duart në kokë(foto)

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha denoncon skandalin ne Thethin turistik. Mbeturinat pushtojne zonen, asnje mase nga pushteti vendor.

Advertisements

Ja çfare shkruan Hoxha: “Kam degjuar kete muaj nga Kryeministri deri poshte, madje sot edhe ambasadorin e BE-se te flasin per vlerat turistike te Shqiperise. Ambasadori Soreca doli sot ne mbeshtetje te nje aktiviteti artistik qe zhvillohet ne zemren e Alpeve, ne fshatin turistik te Thethit…
Po, shume mire, zoti e ka bere Shqiperine nje mrekulli turistike. Por vetem kaq, se po te shikosh cfare bejne administratoret dhe qeveritaret e ketij vendi eshte te vesh duart ne koke…

Cdo biznes, bujtine, lokal modest apo familje ne Theth, i kane paguar bashkise se Shkodres, njesise administrative qe mbulon zonen, taksen e pastrimit. Bujtinat dhe lokalet kane paguar deri dhe mbi 250 mije leke te vjetra ne vit, por sherbim nuk marrin. Ata kane nevoje per pastrim gjate 3 muajeve te veres, pasi Thethi bllokohet prej bores nga fundi i nentorit deri ne maj dhe nuk ka nevoje per pastrim mbeturinash per 6-7 muaj me radhe.

Advertisements

Ne foto jane kosha mbeturinash te tej mbushur nga mbeturinat ne fshatin turistik Theth.
Kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkoder nuk ka shkuar te pastroje koshat e mbeturinave qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit…

gati nje muaj plot qe Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bera pirg. Prandaj zoti Kryminister, Minister i Turizmit apo kryetar i bashkise Shkoder, merrni masa per te shpetuar produktin tuaj turistik qe i ka dale era, para se ambasadori Soreca te shkoj ne aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht ne Theth…

Artikulli paraprakPasi humbi djalin 4 vjec, nëna rrëfen tm.errin tjeter që i panë sytë: E vura menjëherë kur ai u zhduk, e kerkova, por nuk…
Artikulli tjetërSu.lmohet godina e Kryeministrisë/ Kush eshte 23-vjeçari nga Sauku i cili tentoi të gra.bisë edhe banken ne kryeqytet(FOTO+EMRI)