Aktivisti Pano Soko në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se shqiptarët duhet të kenë një kryeministër të thjeshtë dhe një kryeministër normal dhe jo më Edi Ramën.
Advertisements
Në postimin e tij, ai shkruan se me ironi se shqiptarët duhet të kenë një kryeministër të mërzitshëm, një nga këta që vishen me atë kostumin klasik, me kravatë që s’ka ndryshuar që nga 1950.
Po ashtu në postimin e tij ai shkruan se Rama shkoi në Poznan për samitin dhe nuk mori asnjë lek edhe pse jemi vendi që kemi më shumë nevojë nga të gjitha vendet, por prapë jemi vendi që s’kemi marrë asnjë lek për një projekt konkret.
Advertisements
Më tej ai shprehet se Rama shkoi në këtë samit për të bërë foto. Soko thotë po me ironi se Rama vërtet kthehet me duart bosh nga lekët, por me albumin e fotografive aq interesante, saqë merr 13.000 like e nja 1.000 shares.
Ndërrimin e kryeministrit Edi Rama ai e shikon si urgjencë kombëtare.
Postimi i plotë:
Zot i kësaj bote, një lutje – Të lutem një Kryeministër normal! Një nga këta të thjeshtët, të mërzitshmit. Një nga këta që vishen me atë kostumin klasik, me kravatë që s’ka ndryshuar që nga 1950. Nga këta që të mërzisin kur flasin, se e kanë të mbushur retorikën me shifra e teknikalitete saqë të bëjnë të ndërrosh kanalin e TV. Nga këta që postojnë aq rrallë në FB, por që dhe që kur postojnë të lodhin me shifra financiare, teknikalitete projektesh, plane zhvillimi e koncepte administrative saqë jo që s’të bëhet t’i bësh “Like”, po ti thjesht scroll dhe as ja var.. Kur do të na bekojë perëndia me një Kryeministër të tillë? Ja zotëria më poshtë. Shkoi në Poznan, mori 43 milionë Euro (në të 6 takimet e procesit ka marrë rreth 250 milionë Euro), u kthye duarplot dhe ajo që bën për të lajmëruar qytetarët e vet, një postim të thjeshtë në FB. Po postimi është aq i mërzitshëm, me gjuhë teknike e financiare, saqë merr gjithsej vetëm 350 like. Ne s’marrim asnjë lek, për herën e 6 në këtë samit. Jemi vendi që kemi më shumë nevojë nga të gjitha vendet, por prapë jemi vendi që s’kemi marrë asnjë lek për një projekt konkret. Sepse ne nuk çojmë asnjë projekt. Përtojmë të bëjmë projekte, sipas kërkesave të procesit. Dhe s’na interesojnë. Sepse askush nuk kërkon llogari, a morëm a s’morëm projekte. Kryeministrit as i plas fare, sepse në këto projekte s’bëhen filma. Ato monitorohen nga BE dhe ai s’fut dot asgjë në xhep. Kështu që s’i plas fare. Por Kryeministri vërtet kthehet me duart bosh nga lekët, por me albumin e fotografive aq interesante, saqë merr 13.000 like e nja 1.000 shares. Foto ballore, në profil, nga mbrapa, duke qeshur, duke qeshur me Merkelin, duke qeshur Merkeli dhe ky rri serioz dhe qershia mbi tortë, “FOTO OF DHË DEJ” ku Merkeli është duke e parë këtë në sy, por ky e ka shikimin e tretur diku larg. Ky si Lider i madh global dhe Merkeli si çerre e vogël që po e bezdis… O Zot pse?? Ju lutem, një Kryeministër të mërzitshëm, një me 300 like.. sa më shpejt! Dhe mbi të gjitha një që nuk ka një ushtri me lëpirsa që i lëmojnë çdo jashtqitje që ai prodhon. Ju lutem! E kemi urgjencë kombëtare!’’