Aksident i tme.rrshëm ne Itali, i riu shqiptar humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me pemët(FOTO)

Një 31-vjeçar shqiptar me iniciale L.H. është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Arzignanos në Itali.

Advertisements

Nën bordin e një SUV BMW humbi kontrollin e automjetit dhe u rrëzua në të djathtë duke u përplasur me dy pemë, një shtyllë ndriçimi dhe ra në sheshin e një fabrike. Shqiptari mbeti i plagosur rëndë, ndërsa forcat zjarrfikëse e nxorën nga automjeti që përfundoi me goma përpjetë. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërgua me ambulancë në spital.

Bashkia e Arzignanos ndërhyri për të pastruar rrugët dhe hequr pemët e dëmtuara.

Advertisements

Pritet rezultati i analizave mbi gjendjen e shoferit i cili mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose dr.ogës.

Artikulli paraprakNga ke humbur? Punoj për Fugën tani, shaj kundërshtarët e qeverisë në “Facebook”
Artikulli tjetërOlsi Bylyku heq pantollonat në mes të rrugës, por i ndodh e papritura kur filmohet(Video)