Një person i dën.uar me bur.gim të përjetshëm, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej afro 26 vitesh, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi.
Advertisements
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin nga Lezha, Bardh Lula (Luli), i cili u arrestua në Itali gjatë një operacioni ndërkombëtar mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Arrestimi i të dën.uarit me bu.rgim të përjetshëm u arrit gjatë operacionit ndërkombëtar “Wanted 3”.
Advertisements
Ndërsa të gjitha veprimet, që u finalizuan në Itali, u kryen nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali.
Operacioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Kr.imet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.
“U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.
Shtetasi Bardh Lula, në vendin ‘Kroi i Denicës’ në Lezhë, në konflikt e sipër, për shkaqe pronësie ka vrarë me armën e gjahut shtetasit, Nikoll Luka, Mark Luka dhe Pal Luka, anëtarë të një familje.
Menjëherë pas vr.asjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk u arrit që të zbulohej vendndodhja e tij për 26 vite. Burimet thanë se shtetasi Bardh Lula dyshohet të jetë arratisur në mënyrë ilegale nga Shqipëria, duke shkuar në Itali, ku edhe u arrestua dy ditë më parë.
Dyshohet se ai ka kaluar kufirin e gjelbër me Malin e Zi dhe nga aty më pas ka humbur gjurmët. Ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve, ai ishte pajisur me dokumente false identifikimi si shtetas boshnjak.
Pas arrestimit të tij, tashmë kanë nisur procedurat me Ministrinë e Drejtësisë për të nisur dosjen drejt Italisë, në mënyrë që ai të ekstradohet për të kryer dëni.min e dhënë në mungesë për të.
PANORAMA