Moderatorja e njohur dhe e dashur per publikun, Luana Vjollca prej kohësh tani sezonin e verën e ka zënë me koncerte të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi i është futur me “kokë” muzikës.
Advertisements
Por teksa për katër sezone nga 2012-ta deri në 2015-tën Luana ka prezantuar emisionin Summer Fest në Top Channel, emision i cili përshkonte trevat shqiptare duke sjellë muzikë. Në sezonin e fundit bashkë prezantuese ishte edhe Marina.
“Prive.al” bën të ditur se “Summer Fest” do të rikthehet pas katër viteve ndërprerje dhe koncertet do të nisin muajin tjetër. Mirëpo këtë herë emisioni nuk do të jetë në prezantimin e Luanës.
Advertisements
Bëhet e ditur se prezantues të “Summer Fest” do të jenë Nevina Shtylla dhe Flori Gjini.