Jo vetëm dëme materiale por edhe dëme në njerëz ka shkaktuat tërmeti i fuqishëm që shkundi Korçën para pak minutash.
Advertisements
Raportohet se dy persona nga fshati Floq i Korçës kanë marrë dëmtime si pasojë e shembjes së tavanit të banesës.
Mësohet se dy personat kanë marrë dëmtime në kokë dhe në trup.
Advertisements
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas, me magnitudë 5.3 rihter.
Kujtojmë se Korça dhe zonat përreth saj u zgjuan sot nga lëkundje të fuqishme tërmeti.
Lëkundjet e njëpasnjëshme kanë shkarkuar panik tek banorët të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre të alarmuar.