Mërgim Mavraj i ka dhënë fund aventurës me Ingloshtadin, duke firmosur me skuadrën e re. Kapiteni i Kombëtares ka vendosur të rikthehet te skuadra e Grouther Furth që militon në Bundesligën 2.
Advertisements
33-vjeçari ka qenë pjesë e 3 sezone më parë, teksa më pas u transferua te Këlni. Pas dështimit me skuadrën e Ingloshtadit, e cila ra në kategorinë e tretë gjermane, mbrojtësi i Kombëtares, do të kërkojë të rikthehet në formën e dikurshme. Kujtojmë që Mavraj iu bashkua Ingloshtadit në gjysmën e dytë të sezonit, pas më herët ishte pjesë e Arisit në kampionatin grek.
Me Grouther Furthin, shqiptari ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
Advertisements