Një ngjarje e rëndë u shënua të premten në Kantonin e Zyrihut, ku një 34-vjeçare shqiptare dhe mikesha e saj 38 vjeç u vr.anë tragjikisht nga ish-i dashuri 60-vjeçar i shqiptares, i cili më pas qëll.oi mbi veten.
Advertisements
60-vjeçari me iniciale P.C nuk e pranonte dot ndarjen nga shqiptarja dhe e mori peng këtë të fundit sëbashku me mikeshën e saj në banesë, ku më pas qëll.oi mbi to dhe mbi veten.
Media zvicerane “20 minuten” ka publikuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë sëbashku me dëshminë e familjarëve të shqiptares.
Advertisements
Njëri prej tyre ka thënë:
Unë mendoj se ai e vr.au për këtë arsye. E kam shumë të vështirë që të pranoj se e gjithë kjo ka ndodhur dhe se ajo nuk jeton më”.
Prindërit e vikt.imës, e kishin zbuluar në mbrëmje faktin se vajza e tyre nuk ishte më në jetë. Ata ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike.
Të afërm dhe miq e përshkruanin të renë shqiptare si një vajzë pozitive, zemërmirë e të qeshur.
Një mike e saj është shprehur:
Ajo ishte një engjëll në tokë. Ajo gjithmonë ka dhënë gjithçka, ka qenë shumë e dobishme dhe luftoi për jetën e saj. I.S ishte një lloj “mami” për të gjithë. Ajo e kuptonte menjëherë kur dikush ishte i trishtuar, i zemëruar ose i zhgënjyer. Nga ajo mund të merrje këshilla të mira.”
Ndër të tjera, familjarë të saj janë shprehur se ajo ishte ftohur me prindërit për shkak të marrëdhënies me 60-vjeçarin, diferencës së madhe në moshë që kishte me të dhe origjinës së tij.
Familjari shtoi:
Shumë anëtarë të familjes ishin kundër marrëdhënies. Prindërit e tyre ishin veçanërisht kundër, sepse i dashuri i saj ishte i të njëjtës moshë me të atin. Ata mendonin se ajo meriton dikë më të mirë. Problemi i dytë ishte se ai nuk ishte shqiptar.
Pas ndarjes, I.S pastaj jetoi me viktimën e dytë M. S. Që atëherë ajo ka pasur marrëdhënie të mirë me familjen, sidomos me prindërit e saj.”
E reja do të varroset në Kosovë javën që vjen.