Ka degjeneruar në përplasje të fortë mes ish deputetit të PD, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj te Trauma.
Advertisements
Mbërmjen e djeshme pas protestës së opozitës, ministri ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e pla.gosur, i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit. Por teksa Lleshaj po bëhej gati për një deklaratë për mediat aty ka qenë dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia si dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.
Truprojat e ministrit kanë larguar ish-deputetin, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet në distancë.
Advertisements
Sandër Lleshaj: Ik ore shiko bëj punët e tua… Ik andej!
Bardh Spahia: Puna ime është kjo. Ju po i trajtoni shqiptarët si kri.minelë
Ndërkohë, pas kësaj Lleshaj dhe Spahia janë përplasur edhe në ambjentet e brendshme të spitali, madje duke kaluar edhe në ofendime personale
Lleshaj: Me cfarë statusi?
Spahia: Me statusin e përfasqësuesve të opozitës. Kur u bëre ti ministër imagjino ca statusi duhet. Mbaj përgjegjësi. E keni të afërt të fundit. Edhe serbët nuk sillen kështu. Shiko cfarë u keni bërë qytetarëve, edhe policëve të gjorë.
Lleshaj: Kush u ka bërë qytetarëve? Me atë dorën tënde të zezë u ke bërë qytetatëre. More i paftyrë, legen…
Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë për të mos degjeneruar më tej përplasja.
Gepostet von Bardh Spahia am Sonntag, 2. Juni 2019