Arratisen dy shqiptarë nga bu.rgu i Petru Rali në Athinë. Mësohet se bashkë me shqiptarët janë arratisur edhe dy gjeorgjianë.
Advertisements
Mediat greke shkruajnë se të burgosurit ishin vendour përkohësisht në këtë bu.rg, pasi ishin përfshirë në episode dh.une në bu.rgun Koridhalos. Ndërkaq, policia ka nisur operacionin për kapjen e të arratisurve, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë me dije.
Sipas informacioneve, ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në dysheme dhe bënte si i sëmurë.
Advertisements
Sapo rojet hynë në qeli, i kërc.ënuan me thi.kë të improvizuar, u morën ar.mët dhe celularët dhe i mbyllën brenda. Pastaj katër të burgosurit zbritën në katin e parë, ku u gjendën ballë për ballë me një oficer policie të cilin e kërc.ënuan. Më pas ata arritën të hyjnë në portën e daljes dhe ikën.
Një nga të arratisurit u arrestua, në zonën Rentis, ndërsa hetimet për arrestimin e të tjerëve janë duke u zhvilluar. Në operacionin policor po përdoren edhe helikopterë.