Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klemend Zgurit, ku kërkonte informacion zyrtar për numrin aktual të deputetëve në Kuvend dhe listën emërore të tyre.
Advertisements
Lidhur me këtë dhe zërat për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit, ka folur edhe avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën.
Ngjela tha se nëse Meta shpërndan parlamentin, atëherë do të shkarkohet dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Advertisements
‘Nëse s’do të shkarkohet le ta lërë me kaq, nëse do të dënohet me burgim të përjetshëm le të vazhdojë, nuk ka asnjë pikë në Kushtetutë të shpërndajë Parlamentin, përveç dy rasteve. Nëse bën një dekret jashtë kompetencave quhet i pavlefshëm dhe nuk e shqyrton askush’, deklaroi Ngjela.