Skandal te Breshia me mesfushorin e Ko mbëtares shqiptare, Emanuele Ndoji. Presidenti i klubit të sapongjitur në Serinë A, Masimo Çelino, i ka bërë një kërkesë të çmendur lojtarit kuqezi dhe dy të tjerëve për shkak të menaxherit të tij, Mario Xhufredi.
Advertisements
“Ndërroni menaxher ose do të largoheni nga klub”, ka thënë Çelino, duke u munduar të imponojë futbollistët për të bërë këtë zgjedhje. Xhufredi është një emër i njohur në Itali, pasi përveçse agjent i Ndojit, menaxhon edhe Elseid Hysajn, Ledjan Memushajn dhe Frederik Veselin, por edhe shumë yje në Serinë A.
Advertisements
Ka qenë vetë agjenti i lojtarëve kuqezinj ai që e ka zbuluar skandalin me presidentin e Breshas, teksa për mediat italiane ka theksuar se Çelino kërkon të krijojë një situatë të paprecedentë.
DEKLARATA – “Jam shumë i lumtur për kampionatin e Breshas që u kthye në Serinë A pas 8 vitesh. Mendoj se kam dhënë një kontribut të vogël meqë afrova Donarumën në skuadër dhe që kur kam marrë në administrim Ndojin, ka pasur përmirësim të dukshëm. Mirëpo, së fundmi ka ndodhur diçka shumë e rëndë.
Presidenti Çelino ka telefonuar lojtarët e mi dhe u ka thënë ‘ndërroni menaxher ose largohuni’. Lojtarët i janë përgjigjur se kanë besim tek unë. Nëse Çelino dëshiron që të krijojë këtë situatë, atëherë të tre do të largohen. Gjithsesi, këtë situatë nuk e dua as unë dhe as lojtarët. Çelino ka krijuar një klimë të vështirë dhe djemtë nuk duan që të qëndrojnë më te Bresha për shkak të kësaj situate.
Asnjë president nuk duhet t’i lejojë vetes t’i thotë një lojtari që nëse nuk ndryshon menaxher, do ta largojë nga skuadra. Nuk di as ta shpjegoj pse. Unë kam hequr dorë edhe nga një pjesë e pagesës që më takonte si gjest bashkëpunimi ndaj presidentit, por mbi të gjitha, për të mirën e Breshas dhe të lojtarëve. Jam gjithmonë i hapur të flas, por nëse presidenti vazhdon këtë sjellje, atëherë do të largohemi të gjithë”, është shprehur menaxheri i Emanuele Ndojit.
PANORAMA