Mungesa e Kushtetueses?/ PS përgatit shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi, por ja çfarë e shpëton Ilir Metën

Vendimi i njëanshëm dhe pa bazë ligjore për anulimin e datës së zgjedhjeve pritet t’i kushtojë Ilir Metës shkarkimin nga posti i kreut të shtetit. Partia Socialiste, e mandatuar nga shqiptarët në 2017 për të qeverisur vendin deri në vitin 2021, e ka konsideruar të papranueshëm dhe antikushtetues vendimin e Ilir Metës për zhbërjen e datës së zgjedhjeve. Pas shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga kreu i shtetit, Partia Socialiste mësohet se ka nisur menjëherë lëvizjet për të mundësuar shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës.

Advertisements

Sipas burimeve, socialistët do të përgatisin procedurën për shkarkimin e Metës me dy të tretat e votave të Parlamentit. Arsyet dhe procedura e shkarkimit të Presidentit parashikohen në nenin 90 të Kushtetutës. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”. Por paragrafi i fundit i këtij neni parashikon që “vendimi i Kuvendit (për shkarkimin e Presidentit) i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”. Aktualisht Gjykata Kushtetuese nuk funksion pasi anëtarët e saj i ka rrëzuar Vetingu.

Advertisements

Megjithatë, sipas burimeve, socialistët pritet ta shkarkojnë Metën me vota në Parlament, ndonëse ky vendim nuk mund të verifikohet nga Kushtetuesja dhe për rrjedhojë nuk mund të zbatohet. Në këto kushte, Meta do të jetë një President i shkarkuar nga Parlamenti, por që do të mbetet në detyrë deri kur të funksionojë Gjykata Kushtetuese. Ndonëse për mazhorancën i shkarkuar, Ilir Meta mund të ndërmarrë akte si President, deri në momentin kur të funksionojë Kushtetuesja dhe të shprehet për ligjshmërinë e vendimit të shkarkimit. Ndërkaq, nëse PS do të finalizojë shkarkimin e Metës në Kuvend, nuk përjashtohet mundësia që Meta të largohet nga Presidenca dhe të rimarrë drejtimin e LSI, pa pritur verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të shkarkimit nga Kushtetuesja e re.

Lëvizja

Vendimi i njëanshëm dhe pa bazë ligjore për anulimin e datës së zgjedhjeve pritet t’i kushtojë Ilir Metës shkarkimin nga posti i kreut të shtetit. Për shkeljen e rëndë të Kushtetutës, mësohet se PS ka nisur menjëherë lëvizjet për të mundësuar shkarkimin e Ilir Metës nga Kuvendi si President.

Artikulli paraprakNuk i rezistoi dot gazetares, futbollisti i Manchester City-t e puth në transmetim live(VIDEO)
Artikulli tjetërNuk kanë gja kderdhje si femrat por…/ Zbulimi shkencor, burrat kanë një cikël mujor