Pasi Kuvendi miratoi me 100 vota pro Rezolutën kundër Presidentit Meta, këshilltarët e tij, nga Presidenca kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme.
Advertisements
Sipas këshilltarëve të Metës, Kuvendi do të duhej të kishte reflektuar sot, ndërsa shtojnë se “retorika toksike”, sipas tyre nuk e ndihmon zgjidhjen e krizës.
Këshilltari i tij, Bledar Dervishaj, ka sqaruar edhe njëherë vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, duke theksuar se ky akt është marrë bazuar në argumente Kushtetues.
Advertisements
“Ne emër të presidentit: Presidenti vlerëson se retorika nuk i shpërben as paqes dhe as zgjidhjes së krizës.
Ai thekson edhe një herë se dekreti i presidentit për shfuqizimit për dekretin e dates se zgjedhjeve, është akt i marrë në mbështetje me dispozitat kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar tërësisht ne argumente kushtetues, është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.
Askush vec gjykatës kushtetuese nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë apo antikushtetutshmërinë.
Presidenti ripërsërit edhe një herë vendimin e tij, se është marrë me përgjegjshmëri të plotë, për të shmangur një konflikt destabilizues, me pasoja për jetën e qytetarëve me 30 qershor.
Presidenti i siguron shqiptarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afërt dhe në një situatë sa më të qetë.
Për caktimin e kësaj date prej ditës së djeshme ai ka nisur takimet me palët”, u shpreh Bledar Dervishaj.
VIJON…