Kanionet e Nivicës jehonë në mediat e huaja, konsiderohet një nga 10 kanionet më të mrekullueshme në Europë(Foto)

Kanionet e Nivicës janë vizituar së fundmi nga dy ekspedita franceze.

Advertisements

Sipas ekspertëve të huaj, ujëvara e Nivicës, rreth 220 metra e lartë është një nga më të lartat në Europë dhe e paeksploruar.

Ekspertët e konsiderojnë si një nga 10 kanionet më të bukura në Europë.

Advertisements

Ndërkohë priten ekspedita të reja për eksplorimin e Kanioneve të Nivicës dhe ujëvarës.

Ky turizem aventurë në Shqipëri po kthehet në aset të rëndësishëm ekonomik për banorët e zonës.

Kanionet e Nivicës ndodhen në afersi të fshatit Nivicë të rrethit të Tepelenës. Kanë gjatësi deri ne disa km, gjeresi mesatare rreth 15 m, ndersa thellesia arrin deri ne disa dhjetra metra. Janë formuar nga erozioni i përroit të Nivicës, pjesë e atij të Bences, në shkëmbinjtë gëlqerorë. Shpatet e kanionit janë vertikalë, kane guva e shpella karstike shumë të vështira për t’u eksploruar.

Ndërkohë që këmbanat e alramit kanë rënë edhe për këto kanione të cilat kërcënohen nga lejet për ndërtimin e hidrocentraleve.

Artikulli paraprak“Asnjë hap pas”, thirrja e madhe e Bashës një ditë para protesës, video e dhimbshme
Artikulli tjetërU arrestua për vr.asjen e ish-policit, gjykata merr vendim për Gjergj Cukalin