Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me sjelljen e gjyqtares Pajtime Fetahu me gazetarin Genci Angjellari.
Advertisements
Sipas Unionit të gazetarëve sjellja dhe komunikimi i gjyqtares me gazetarin janë fytyra reale e gjyqtarëve skandalozë dhe të papërgjegjshëm.
‘Imazhet e publikuara nga gazetare të emisionit investigativ “Stop” në komunikimin me gjyqtaren e gjykatës në Elbasan, zonjën Pajtime Fetahu, janë thelbi i një arrogance dhe sjelljeje vulnerabele e një përfaqësueseje të sistemit aktual të drejtësisë në vend. Gjuha fyese, sjellja nervoze dhe patologjike, mungesa e plotë e etikës së komunikimit dhe sidomos ikja prej përkatësisë profesionale, e bëjnë këtë rast një shembull të plotë të papërgjegjshmërisë juridike të vetë gjyqtares’, thuhet të reagimin e Unionit.
Advertisements
Unioni i Gazetareve Shqiptare kërkon nga autoritetet më të larta të sistemit të drejtësisë në vend ta marrin në shqyrtim këtë rast dhe të ushtrojnë masat ligjore ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu.
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare
Sjellja dhe komunikimi i gjyqtares Pajtime Fetahu me gazetarin Genci Angjellari jane fytyra reale e gjyqtareve skandaloze dhe te papergjeshem.
Imazhet e publikuara nga gazetare te emisionit investigativ “Stop” ne komunikimin me gjyqtaren e gjykates ne Elbasan, zonjen Pajtime Fetahu, jane thelbi i nje arrogance dhe sjelljeje vulnerabele e nje perfaqesueseje te sistemit aktual te drejtesise ne vend. Gjuha fyese, sjellja nervoze dhe patologjike, mungesa e plote e etikes se komunikimit dhe sidomos ikja prej perkatesise profesionale, e bejne kete rast nje shembull te plote te papergjegjshmerise juridike te vete gjyqtares.
Unioni i Gazetareve Shqiptare e denoncon kete gjyqtare si modelin e pavlefshem te te qenit ne sistemin e drejtesise dhe e akuzon ate per shkelje flagrante te ligjit per te drejten e informimit dhe teansparence publike.
Unioni i Gazetareve Shqiptare kerkon nga autoritetet me te larta te sistemit te drejtesise ne vend ta marrin ne shqyrtim kete rast dhe te ushtrojne masat ligjore ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu.
UGSH fton te gjithe gazetaret e vendit dhe organizatat e tjera qe mbrojne lirine e fjales dhe te drejten per informim te reagojme me te gjitha format ndaj kesaj protagonisteje abuzante te sistemit aktual gjyqesor ne vend.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh solidaritetin e plote me kolegun Angjellari dhe kerkon nga autoritetet marrjen e te gjitha masave per garantimin e plote te qetesise dhe normalitetit ne ushtrimin e detyres se tij si reporter dhe gazetar investigativ.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
P.S: Me poshte paraqesim imazhet e shperndara nga kamera e emisionit “Stop” ku gazetari kembengul te marre pergjigjet e gjyqtares Fetahu.