Pak më parë, Policia e Shtetit njoftoi për arrestimin e një tjetër anëtari të grupit të dro.gës, në kuadër të të operacionit të koduar “Bistrica 2019”, ndërsa “BalkanWeb” zbulon identitetin e tij të plotë si edhe të shkuarën e errët.
Advertisements
Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Arjan Lushkaj. Ai ka lindur në Corush të Mallakastrës dhe ka jetuar në Sarandë.
Mësohet se në 2011 ky i fundit i ka shpëtuar edhe një atentati me armë zjarri në qytetin bregdetar të Sarandës.
Advertisements
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me bu.rg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nark.otikëve”, “Trafikimi i nark.otikëve“, ”Grupi i strukturuar kri.minal”.
Operacioni antidr.ogë “Bistrica 2019” ka nisur që në Muajin Maj, ndërsa arrestimi i Lushkajt e ka çuar në 14 numrin e të arrestuarve. Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar rreth 147 kg Can.nabis Sat.iva.