Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë vendin tonë.
Advertisements
Megjithatë meteorologët parashikojnë që kjo situatë do të ndryshojë nga rrymat atlantike pak më të freskëta, që gjatë të shtunës do të fillojnë të favorizojnë një rënie të parë, ndonëse të lehtë, të temperaturave.
Sidoqoftë, këto të fundit sipas ekspertëve meteorologë, do të mbeten mbi mesataren me vlera më të larta në jug të kontinentit në rreth 33-35 gradë celsius.
Advertisements
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të dielën në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasdites.
Po ashtu edhe gjatë ditës së hënë priten reshje lokale, megjithatë temperaturat do të mbeten të larta./ Opinion.al