Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me përplasjet me kryeministrin, Edi Rama.
Advertisements
Haradinaj thotë se është përshëndetur edhe me Ramën gjatë ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet pas Samitit të Berlinit.
‘Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast’, ka thënë ai.
Advertisements
Kryeministri kosovar tha se etiketimet që ia kanë bërë njëri-tjetrit në distancë, nuk duhen marrë si të tilla.
‘Etiketimet nuk duhet me i marrë si të tilla. Unë mund t’ia konfirmoj opinionit që kam shprehur respekt dhe mbështetje për të majtën, por këto nuk i kam thënë në ndonjë axhendë. Unë e kam treguar një të vërtetë që ka ndodhur në Berlin, e që në mënyra të ndryshme e konfirmuan edhe vet’, deklaroi Haradinaj ai në ‘Interaktiv”.