“Është i pabesë”, pas 3 vitesh nga sherri i bujshëm, Enca zbulon detajet se çfarë i bëri Noizy

Kanë kaluar 3 vite nga sherri i bujshëm mes Noizyt dhe Encës megjithatë mbetet një nga temat më pikante të showbizit. Dyshja prej 3 vitesh nuk i kanë marrëdhëniet si dikur dhe nuk flasin më me njëri-tjetrin. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Enca u bë pjesë e një loje ku duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit për të gjetur mashkullin perfekt.

Advertisements

Në mes të lojës u shfaq edhe foto e Noizyt teksa në lojë ndodhej edhe Muharremi. Enca menjëherë zgjodhi Muharremin dhe tha: “Si mund të krahasosh një portret bardhë e zi me një me ngjyra? Normal që do zgjedh atë me ngjyra”.

Mirëpo Ermali i kërkoi Encës që të zgjidhte pa u bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur. Këtu këngëtarja me deklaratën e saj la të kuptohej se Noizy nuk është treguar besnik ndaj saj prandaj nuk mund ta zgjedhë.

Advertisements

“Goca ju e dini që ne shquhemi për besnikëri ndaj atyre që janë besnik kështu që Muharremi e ka treguar veten”, tha Enca.

Artikulli paraprakBelinda provokon Muharrem Ahmetin me pyetjen ‘pikante’: A je i keq në krevat?
Artikulli tjetërZbulohet biseda/ “Jam bërë pishman para Zotit”, çfarë u tha Fatos Nano banorëve të Astirit për Ramën