Edhe ditët e para të muajit Qershor do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Advertisements
Kjo e shtunë do të ketë mot me kthjellime dhe shtim të vranësirave në orët e mesditës e pasdites. Reshjet e shiut të karakterit lokal hera-herës në formën e shtëngatave kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të jetë e lehte nga kuadrati i Jugut.
Temperaturat pa luhatje të ndjeshem në të dyja vlerat.
Më konkretisht:
Zonat malore 9°C deri në 22°C
Zonat e ulëta 10°C deri në 26°C
Zonat bregdetare 13°C deri në 24°C
Advertisements