A do shkarkohet Meta? Analisti bën deklaratën e fortë: Meta ka për të dhënë dorëheqjen vetë

Edhe pse shkarkimi i presidentit Ilir Meta sipas procedurës duket i largët në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do thotë fjalën e fundit, analisti Mustafa Nano jep një tjetër version.

Advertisements

Sipas Nanos vetë Meta e kërkon shkarkimin. Analisti shkon edhe më tej teksa thotë se Metës po i “hanë duart” për të bërë atë që di të bëjë më mirë.

Deklarata e analistit:

Advertisements

Ilir Metës do i shkonte ta shkarkonte, po i hanë duart të shkojë andej ku është opozita. I hanë aq shumë duratë, sa edhe nëse nuk e shkarkojnë ka për të dhënë dorëheqjen vetë. Kam përshtypjen se nëse ndarja do bëhet më e madhe mes opozitës dhe qeverise ai nuk do rrijë më aty”.
Ndërsa vetë Meta për shkarkimin e tij u shpreh:

Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës. Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit? Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”.

Artikulli paraprakA i njihni? Këta fëmijë sot janë dy nga emrat më të famshëm në vend (FOTO)
Artikulli tjetërThaçi ngre dolli, nga Clinton te Haradinaj, si e mbajnë gotën e verës liderët(FOTOLAJM)