Zbulohet 36-vjeçarja shqiptare që u bëri gjëmën komshinjve zviceranë duke iu vjedhur 200 mijë franga

Imera I, 36 vjeç me origjinë nga Kosova, banuese në Zvicër, akuzohet nga autoritetet se duke u hequr si mjeke, ka arritur t’i “vjelë” një çifti zviceran rreth 200 mijë franga.

Advertisements

Georg G, fqinj me të është edhe një ndër “viktimat” e saj. Personit në fjalë, e akuzuara ka arritur t’i marrë shumën e 212 mijë frangave përmes mashtrimit.

Në mars të këtij viti fqinji i saj edhe e denoncoi, duke e akuzuar për mashtrim si dhe falsifikim dokumentash. Me sa duket çdo gjë ka filluar në vitin 2017. Sipas dëshmive mësohet se bashkëshortët kishin një marrëdhënie të mirë me kosovaren. Një mëngjes ajo ka trokitur në shtëpinë e tyre duke i kërkuar urgjentisht 40 mijë franga, pasi rrezikonte të humbte pacientët e saj nëse nuk i merrte paratë.

Advertisements

Një ditë më vonë ata vendosën ta ndihmonin fqinjën e tyre.

Georg G tha:

Imera kërkoi paratë në dorë, ia dhash, 40 mijë euro. Po qëndronim ulur në mëngjes, kur ajo kërkoi urgjentisht 40 mijë franga. Ajo tha se do të humbiste pacientët e saj nëse gruaja ime dhe unë nuk do t’ia jepnim paratë.”
Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Imera do t’ia kthente atyre borxhin brenda një kohe të shkurtër.

Ai u shpreh:

Ajo ishte mjeke, është parë shpesh me qese mjekësore dhe mundi të krijojë pasuri”.
Ata kanë treguar se ‘mjekja’ fitonte 30 mijë franga në muaj dhe prandaj mund t’i bënte lehtë paratë për ta kthyer borxhin deri në fund të marsit.

Teksa Imera I, e bëri veten të besueshme në sytë e tyre përmes një dokumenti fals. Ky dokument tregonte se ajo kishte shitur një pronë të trashëguar, me vlerë 2.8 milionë euro tek Gerbert Stocker, drejtor i një banke siç ka pretenduar ajo. Kjo kontratë rezultoi e falsifikuar, pasi në bankën në fjalë askush nuk e njihte personin me emrin Gerbert Stocker.

Veç kësaj Imera. I ka arritur të falsifikojë edhe diplomën e universitetit si dhe një kontratë pune.

Artikulli paraprakI mbijetoi shpërthimit në Letoni, nëntetari përlot me gjestin e ndjerë për Klodian Tanushin(Foto)
Artikulli tjetërVazhdon përplasja mes ish-presidentëve/ Nishani i përgjigjet Topit: E ktheve godinën në mencë, vetëm hahej(E plote)