Filmi i kushtohet gjermano-turkes Hatun Aynur Sürücü, e cila më 2005 në Berlin ra vik.timë e një të ashtuqujture “vr.asje për nder”. Dorasi ishte vëllai i saj. Në filmin “Vetëm një grua” e vr.ara tregon historinë e saj.
Advertisements
“Unë isha një vrasje për nder” dhe “ky deng nën këtë qefin jam unë” – me shprehje të tilla filmi “Vetëm një grua” rrëfen në mënyrë precize dhe direkt historinë e Hatun Aynur Sürücü, e cila më 2005 në Berlin u ekzekutua në rrugë nga i vëllai.
Kush është Hatun Aynur Sürücü?
Advertisements
Aynur u lind më 17 janar 1982 në Berlin, bijë e prindërve kurdë të besimit suni. Ata vijnë nga provinca turke Erzurum në Lindje të Anadollit. Vajza është një ndër nëntë fëmijët në familje. Ajo rritet në Berlin-Kreuzberg dhe ndjek gjimnazin. Në moshën 16 vjeç familja e heq atë nga shkolla dhe e marton me një kushëri në Turqi. Burri është i dhu.nshëm. Aynur kkthehet shtatzënë në Berlin. Në fillim ajo jeton në familjen e saj, por dëshira për të vendosur vet për jetën e saj bëhet gjithnjë e më e fortë.
Pavarësisht rezistencës së familjes së saj, ajo largohet me të birin dhe jeton fillimisht në një strehimore grash e më pas në një banesë më vete. Ajo kërkon ndihmë prej psikoterapistëve, heq shaminë e kokës, rifillon shkollën e ndërprerë dhe nis kursin e kualifikimit profesional si elektroinstaluese. Të gjitha këto i bën me vullnetin e saj.
Në moshën 23 vjeç ajo është në prag të marrjes së provimit të kualifikimit. Më pas do të shpërngulet për në Freiburg dhe të përfundojë atje maturën në shkollën profesionale. Por nuk arrin ta realizojë këtë. Më 7 shkurt 2005 njëri prej vëllezërve e vret me tre plumba në kokë në mes të rrugës, në stacionin e autobusit Berlin-Tempelhof. Kjo vrasje ndezi debatin mbi martesat me detyrim dhe botëkuptimin e familjeve myslimane në Gjermani.
“Bëhet fjalë për vetëvendosje”
Katërmbëdhjetë vjet pas vr.asjes regjisorja Sherry Hormann sjell në kinema historinë e Hatun Aynur Sürücü. “Ideja erdhi, sepse unë e konsideroj mjaft tronditëse këtë histori”, thotë Hormann gjatë premierës së filmit në Berlin. “Pas kaq shumë vitesh kjo histori duhet rrëfyer, sepse ajo po e ndryshon kaq shumë shoqërinë tonë, aq sa ne gjithnjë e më shumë lëvizim brenda gardheve.”
Në fillim të filmit personazhet flasin mes tyre turqisht. “Aha, ju nuk na kuptoni ne”, vëren protagonistja dhe pastaj ata e kthejnë në gjermanisht bisedën. A i drejtohet filmi kryesisht publikut gjermanofon? “Kjo temë na prek të gjithëve”, thotë Hormann. “Bëhet fjalë për të drejtën e vetëvendosjes. Bëhet fjalë për të drejtën e vetëvendosjes së gruas. Bëhet fjalë për vetëvendosjen tonë edhe si njerëz.”
“Aynur zhvillonte një luf.të, që e bëjnë shumë gra”
Filmi është prodhuar nga gazetarja e njohur dhe moderatorja televizive Sandra Maischberger. “Për këtë rast janë prodhuar kryesisht filma dokumentarë. Në to fjalën e marrin kryesisht burrat, që jetojnë. Pra vr.asësit, vëllezërit,” thotë Maischberger. Me filmin synohet t’i jepet një zë Aynurit. “Sepse ajo zhvillonte një luftë, që edhe sot është aktuale dhe e bëjnë shumë gra. Ndoshta jo me një fund dramatik, por ato luftojnë kundër dominancës mashkullore dhe për vetëvendosje.” Për mua më e mira do të ishte, thotë Maischberger, nëse të gjithë njerëzit, që jetojnë në Gjermani, do ta ndjenin veten si një komunitet, të mbajnë përgjegjësi për njeri-tjetrin dhe të respketojnë rregullat e tjetrit.
Filmi konstrukton regjistrimet dhe fotografitë e Aynurit real dhe vazhdon të ndjekë stilin e dokumentarit. Muzika hip-hop e Aynurit shoqëron filmimet e çastit të babait të sëmurë e të mbingarkuar në xhami. Filmi skicon, se sa të pashpirt janë disa pjesëtarë të familjes – edhe motrat – se si ato e trajtojnë Aynurin e çlirët, që do të shkëputet nga familja e saj. Filmi u shmanget klisheve si “bota e lirë perëndimore kundër botës fanatike myslimane”, dhe përcjell edhe një akuzë ndaj drejtësisë, që dënon vetëm vëllain e vogël, i cili kryen vrasjen dhe e pranon akuzën duke llogaritur me një dënim të ulët.
T’i jepet një zë Aynurit
“Vetëm një grua” nuk synon të shtjellojë situatën psiqike apo sociale të një familjeje, por vendos në qendër vetëm Aynurin dhe zërin e saj. Ka një efekt shumë të madh diskrepanca mes zërit pa emocion të së vdekurës dhe historisë që ajo rrëfen.
“Të rrëfesh tërësisht nga perspektiva e një të vdekure, kjo ishte një sfidë”, thotë aktorja Almila Bagriacik. “Nëse dikush vdes, shumë njerëz kanë një mendim për të, se si ka qenë dhe si ka vdekur. Por vet personi nuk mund të thotë më gjë për këtë.” DW