“Skandali me Shukriun”/ Kush është kandidati për kryetar bashkie në Dibër, i specializuar në vjelje taksash?

Dionis Imeraj është zyrtarisht kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Dibrës. Emri i tij ka dalë sot pas Asamblesë së PS, për kandidaturat në 61 bashkitë e vendit.

Advertisements

Por kush është kandidati për kryetar bashkie në Dibër?

Dionis Imeraj është diplomuar në fakultetin e Ekonomikut në degën Menaxhim – Biznes. Masterin e ka mbaruar në një universitet privat në Tiranë për Menaxhim Risku.

Advertisements

Imeraj gjithashtu ka qenë drejtues i institucioneve financiare. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Peshkopi ndërsa kulmi i karrierës së tij ka qenë drejtues i Tatimeve në Tiranë.

Rikujtojmë se kjo bashki ka histori të hidhura përsa i përket kryetarëve të saj, duke përmendur këtu Shukri Xhelilin dhe skandalin e tij seksual.

E veçanta e këtyre kandidaturave është se emrat e zgjedhur nga PS për bashkitë më të mëdha në vend, kanë mbajtur shumica pozicione drejtuese në Tatime. Rikujtojmë këtu edhe kandidaten e PS në Durrës Valbona Sakon, Drejtoreshë e Tatimeve në këtë qytet.

Mos konsiderohet kjo si cilësi e domosdoshme për kandidatët e Ramës, persona të kualifikuar në vjeljen e qytetarëve nga taksat?

Artikulli paraprakSherr në stacionin e trenit, plas grushti, njëri bie në tokë pa ndjenja(Video)
Artikulli tjetërE mori me forcë në makinë 13 vjeçaren në Kamëz, i riu habit me deklaratën e tij