Skandal në Arkivën e Shtetit/ Zhduket në mënyrë misterioze objekti i rrallë 400-vjeçar

Nga zyrat e Arkivës së Shtetit në Tiranë është zhdukur në rrethana shumë misterioze një vulë, e cila thuhet se ishte mbi 400-vjeçare.

Advertisements

E ditur bëhet se vula që është vjedhur është cilësuar si një objekt me rëndësi të veçantë historike.

Po ashtu mësohet se kjo vulë i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq.

Advertisements

Sipas informacioneve burime nga Prokuroria e Tiranës thanë dje se ngjarja është referuar si vjedhje nga Policia e Tiranës disa ditë më parë.

Denoncimi i për vjedhjen e kësaj vule është bërë vetë nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave që në datë 10 maj 2019.

Gjithashtu e ditur bëhet se rrethanat tregojnë se bëhet fjalë për një vjedhje të organizuar sepse një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur.

Vula e fermanit të Manastirit të Kamenës është parë më datë 7 maj, nga të gjithë punonjësit e Sektorit të Evidencës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë marrë në deklarim 15 punonjësve, në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, por ende nuk është zbuluar asgjë.

Artikulli paraprakGruaja zvicerane sjell dëshmi të tjera tronditëse për Loredanën në lidhje me mashtrimin me vlerë 700 mije franga
Artikulli tjetërSali Berisha tregon se çfare fshihet pas sulmeve te Thaçit dhe Baton Haxhiut