Të mbijetuar të dhu.nës në Kosovë dhe familjarë të vikt.imave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, dje pasdite një protestë para ambasadës serbe në Uashington.
Advertisements
Protestuesit kërkuan drejtësi për kri.met e kohës së luftës.
“Është një punë që është dashur të hapej edhe më herët. Pak me vonesë, por më mire vonë se hic dhe unë e kam kauzën me luf.tu për drejtësi dhe me thy stigmën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, ku kanë ndodhur dhunime gjatë luftrave”, tha e mbijetuara e dhu.nës sek.suale nga forcat serbe Vasfije Krasniqi Goodma
Advertisements
Anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, që sapo është kthyer nga Kosova, ishte një prej protagonistëve të protestës.
“Sot është një ditë që mbas 20 vjetëve të kujtohen gabimet, dëmi që ka ndodhur në Kosovë. 20 mijë femra janë përdhunuar, 13 mijë vetë kanë vdekur, 1620 janë zhdukur. Kemi filluar një lobim të fortë, të vazhdueshëm që me u vu presion Serbisë që kriminelat e luftës të paraqiten para gjykatës, që t’i gjykojmë ne. Zoti ka me i gjyku në jetën tjetër”, tha ai.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, dy vetë nga personeli i ambasadës së Serbisë në Uashington thanë për Shërbimin Shqip se protesta “nuk do të thotë asgjë”. “Është një vend demokratik dhe gjithkush mund të protestojë,” thanë ata.