Ervin Salianji, ish-deputet i PD, ishte i ftuar në “Dita Jonë”, nga ku foli për atë se çfarë do të ndodhë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës, në orën 18:30.
Advertisements
Salianji tha se tashmë ka kaluar situata e protestave dhe se është hyrë në fazën e revoltës. Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor
“Ne tani jemi në rezistencë. Tani po kalon në situatë revolte. PD i ka kaluar situatat e protestës. Në 30 qershor nëpërmjet dhunës nuk do të lejohet të ketë zgjedhje. Votim ka pasur edhe në kohën e komunizmit, por votime farsë nuk do të lejojmë. Ka forma të shumta për të bërë të pamundur procesin zgjedhor. Ne nuk do të marrim armët”, tha Salianji.
Advertisements