Vetëm një ditë pasi u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, Ervin Mata njëri nga protagonistët e ngjarjes së ndodhur në ish-bllok në 4 tetor 2018, ku mbeti i vr.arë Fabiol Gaxha dhe i plagosur Ervis Martini e Elio Hato, ka shfaqur interes që të pyetet dhe të tregojë në prokurori të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje.
Advertisements
Interesi i tij për tu pyetur dhe treguar çfarë di për ngjarjen e 4 tetorit, njohjen e tij me Ervis Martinaj, ish-komandon e Zall-Herit Merviel Bilo, pronarin e lokalit “Monopol” Redi Popeskun, biznesin dhe aktivitetin e tij, është shfaqur në një kohë kur Ervis Martini ndodhej ende në burg. Por nga dita e vetëdorëzimit dhe deri më sot prokuroria e Tiranës dhe policia nuk e ka marë në pyetje Ervin Matën, megjithëse ky i fundit mban kontakte të vashdueshme me grupin hetimor pasi ndodhet në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje në polici”.
Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me personat e tjerë të arrestuar dhe vetëdorëzuar të cilët për ngjarjen në fjalë kanë dhënë shpjegime konkrete dhe me detaje duke rëfyer atë çfarë dinin për kri.min e rëndë të ndodhur në qëndër të Tiranës. Mata pretendon se prokuroria gjatë kësaj kohe ka mbajtur qëndrim të njëanshëm, duke i shkelur të drejtat e tij dhe mohuar interesin e tij për tu pyetur për ngjarjen. Kërkesa e Ervin Mata është depozituar në prokurorinë e Tiranës dy muaj më parë, pikërisht në 3 mars 2019, ku nëpërmjet kësaj memo që publikon “Shqiptarja.com” i kërkohet dy prokurorëve të çështjes Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulaj që të impenjohen duke e marë në pyetje. Njëherësh Mata kërkon në cilësinë e personit nën hetim që prokuroria ti verë në dizpozicion një pjesë të materialeve hetimore të procedimit penal me numër 7777.
Advertisements
Por dy muaj nga kjo kërkesë mësohet se nga ana prokurorisë së Tiranës nuk është marë asnjë vendimarje, qoftë për të marë në pyetje Ervin Mata, të fejuarin e Elvana Gjata, por qoftë edhe për të paisur Mata dhe mbrojtësit e tij me një pjesë të materialeve hetimore. Sipas avokatit Alban Bengasi prokuroria gjatë kësaj periudhe nuk ka denjuar të kthejë as përgjigje, për këtë kërkesë të bërë nga klienti i tij Ervin Mata. “Shqiptarja.com” publikon sot të plotë memon e depozituar tek dy prokurorët e çështjes Ajazi dhe Lulaj, në të cilën Ervin Mata shkruan:”…të procedohet nga ana juaj duke më marrë në pyetje mua shtetasin Ervin Mata në lidhje me ngjarjen e datës 4 tetor 2018 ndodhur në ambjentet e lokal “Monopoli” në qytetin e Tiranës, për të cilën është rregjistruar procedim penal nga ana juaj në ngarkimin tim. Pasi nga ana e prokurorisë pas vetë-dorëzimit tim në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pavarëisht kërkesës time për tu pyetur rreth ngjarjes së datës 4 tetor 2018 ndodhur në ambjentet e local “Monopol” në qytetin e Tiranës, organi i akuzës nuk kaproceduar me marrjen time në pyetje.
Kjo në kundërshtim me nenin 256 të Kodit të Procedurës penale, pasi në bazë të këtij nëni pika 1.prokurori duhej të merrte në pyetje të ndaluarin në prani të mbrojtësit të zgjedhur dhe ti njoftonte faktin për të cilin procedohet dhe unë si person nën hetim të jepja deklarime rreth fakteve të parashtruara ndaj meje nga ana e prokurorisë. Prandaj kërkoj që të mos mohohet më e drejta për të dhënë deklarime, pasi është një e drejtë që ma jep ligji dhe se prokuroria është e detyruar në bazë të ligjit që të procedojë duke më marrë në pyetje. Kërkoj që të merem në pyetje pasi unë kam qënë dëshmitar okolar në ngjarjen e ndodhur në datën 4 tetor 2018 në local “Monopoli” në qytetin e Tiranës…”. Ndërkohë në të njëjtën memo, i proceduari Ervin Mata parashtron një pikë të dytë në të cilën shprehet:”…të më jepet një kopje e njëhsuar e të gjitha dokumentave që ndodhen pranë jush deri në këto momente të hetimit të procedimit penal në ngarkimin tim…”.
Jo më larg se pesë ditë, pas shtatë muajsh qëndrim në qeli gjykata e Tiranës liroi nga burgu 302 në Tiranë Ervis Martini, i cili mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia për masakrën e 4 tetorit 2018. Martinaj në këtë rast është edhe i akuzuar por edhe i dëmtuar pasi u plagos me një plumb në qafë. Kujtojmë që Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në burg, pasi të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ishin liruar nga gjykata ose ishin shpallur në kërkim policor. Lirimi i Martinaj nga qelia është bërë në 3 maj 2019 nga gjykata e Tiranës, ku kërkesa e tij për lirim me kusht është pranuar nga gjyqtari Artan Gjermeni. Mësohet se Martini kërkesën e tij e ka shoqëruar me një sërë argumentesh dhe prova shkresore se në dosje nuk ka asnjë provë që e imlikon atë me vrasjen apo tentativë vrasje. Njëherësh Martini ka ofruar para gjykatës si garanci pasurore, shumën prej 5 milion lekë të rinj.
Tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo, Kreshnik Ajazi kundërshtuan vendimin duke kërkuar që të mbetet në fuqi masa “arrest me burg”. Nga ana tjetër avokati Mirash Martini është shprehur se nuk ka asnjë provë që e lidh Martinin me vr.asjen në ish-Bllok. “Nuk ka asnjë provë që e lidh Martinajn me vr.asjen në ish-Bllok. Nuk do i shmanget drejtësisë, hetimi pasuror mbetet i hapur”. Tashmë pas shtatë muaj pas ndodhjes së ngjarjes në 4 tetor 2018 në ish-bllok personi i vetëm që vijon të jetë ende në kërkim ëhstë ish-komandoja Bilo. Të gjithë personat e tjerë janë liruar nga bu.rgu, duke qëndruar në masën e sigurisë detyrim paraqitje ose qëndrojnë të lirë kundrejt garancisë pasurore.