Ministrja e MIE, Belinda Balluku njoftoi ditën e djeshme se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhej me pagesë.
Advertisements
Balluku njoftoi nënshkrimin e një kontratë koncesionare për rrugën Tiranë-Durrës, ku synohet që kalimi të bëhet me pagesë. Por mesa duket një prej autostradave më të frekuentuara nga shqiptarët, nuk është e vetmja, së cilës qeveria “i ka vënë syrin”.
Krahas saj do të jepen me koncesion edhe disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër.
Advertisements
Akset që do të bëhen me pagesë:
Tiranë-Elbasan
Rruga e Arbrit
Levan-Vlorë
Durrës-Fier
Levan-Tepelenë
Elbasan- Kapshticë
Tiranë-Hani i Hotit
Parashikohet që tarifa për automjetet që do të kalojnë ën këto akse të variojë nga 1 deri në 2.6 euro.
Kjo vlerë do të përllogaritet në bazë të veçorive të ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive të tuneleve. Në këtë mënyrë, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbrit”, pritet të kenë tarifën më të lartë të kalimit.
Balluku, u shpreh se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.