Përveç bur.gut çdo njeri që prek zgjedhjet më 30 qershor do t’i ndalohet përjetë hyrja në këto …

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të fortë, gjatë fjalës së tij përpara 61 kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit.

Advertisements

Ai tha se kush do të guxojë të prekë zgjedhjet e 30 qershorit, për t’i penguar ato, s’do të lejohet më të hyjë në SHBA dhe vendet e BE-së.

Sipas tij, ka dakordësi me vendet e BE-së dhe SHBA, se kush do të dën.ohet për kr.im elektoral, pra për prishjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të izolohet dhe nuk do të ketë më mundësinë, që të dalë jashtë Shqipërisë.

Advertisements

Pra, përveç bur.gut që i pret, kjo është një masë shtesë, për ata që mund të përfshihen në prishjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ashtu siç kanë kërcënuar drejtuesit e PD dhe LSI.

“Duhen informuar se jo kushdo e di që kodi është shumë i ashpër në këtë aspekt”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.

“Do iu hiqet e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE, dhe une nuk dua kurrë unë që një shqiptar i zakonshëm të mbetet tërë jetën pa hyrë dot në BE dhe SHBA, se shkoi e vajti pas një udhëheqje që do ta bëjë vendin shesh të një përsheshi të neveritshëm”, vijoi Rama.

“Në çdo qendër ne të dokumentojmë me video, audio, fotografi, çdo veprim në kundërshtim me ligjin.

Jo qeveria, e cila do ta bëjë detyrën e saj, por policia dhe cdo agjenci ligjzbatuese do të bëjë detyrën.

Ata që nuk do ta dëgjojnë zërin e një arsyeje demokratike, do të mbeten vetëm, e nuk do ta kenë punën me ne, por me shtetin dhe ligjin”, tha më tej Rama.

Artikulli paraprak“Jam gati të ulem me Lulin”, Edi Rama tregon kushtin e vetëm
Artikulli tjetërNjë vëlla mund të mos jetë gjithmonë i afërt! Fero thyen heshtjen pasi i plagosën me armë menaxherin