Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka zbuluar faktin që Myslim Murrizi shumë shpejt do të kandidojë për një post tejet të rëndësishëm.
Advertisements
TIRANË– Deputeti i përjashtuar i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi shumë shpejt do të kandidojë për një post tejet të rëndësishëm.
Lajmin e ka zbuluar fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili mbi një foto të deputetit Murrizi ka shkruar: Miku im i mirë drejt kandidimit në një post të rëndësishëm.
Advertisements
Postimi i Agim Ramës:
Ende nuk dihet se për çfarë posti bëhet fjalë, por ndoshta ka lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qeshorit.
Kujtojmë që edhe katër vite më parë, deputetit Murrizi kandidoi për pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, post të cilin e humbi!