Blogeri, Olti Curri kohët e fundit është në qendër të vëmendjes, pas debateve me moderatoren Alketa Vejsiu, për nismën e ndërmarrë ndaj Xhejson Baftit. Edhe pse ai e ka sqaruar shumë herë se është kundra mënyrës se si veproj moderatorja, një ndjekës e ka pyetur se si vazhdojnë marrëdhëniet me Alketa Vejsiun.
Advertisements
“Pajtuar jam unë me Alketën. Nuk kam asgjë personalisht me Alketën. Thjesht duke ditur eksperiencën e VIP-ave në ‘Dance With Me’ që shumë prej tyre janë ankuar që nuk kanë marrë pare, duke parë fëmijët aty dhe rastin e Xhejsonit që është shumë i talentuar, përveç atij defektit që ka që po të ishte në Itali atë nuk do e nxirrnin në ekran. Sepse ai defekt kërkon logoped, si quhen këto që rregullojë të folurën e fëmijës. Ai e ka siklet atë gjë, por këtu shfrytëzohet për humor, siç është gagaçi tek ‘Portokallia’ që bën humor me ata që s’kanë mundësi të artikulojnë. Në botën perendimore këto nuk lejohen, sepse nuk është humori aty. Me Alketën s’kam asgjë unë mendova që ky çuni të marri rrogën si Valbona, Kledi, Albi e të tjerë aty, ose si Robert Aliaj që s’të vjen po s’u pagua. I takon rrogë çdo fëmijë, e ky që është më i spikatur se të tjerë i takon dyfish rrogë. Sikur 1 mijë euro të marri në një puntatë, i thonë 20 puntata, 20 mijë euro.“–është shprehur Olti Curri në videon live të realizuar.
Advertisements