Pasi iu arrestua dhe lirua burri, flet për herë të parë ministria e arsimit Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka folur për herë të parë pas arrestimit dhe lirimit të burrit të saj në Kosovë, deputeti Dardan Molliqaj. Shahini në një intervistë për Mapo, tha thënë se aj odo të jetë gjatë në politikën e Tiranës, ndëkorhë që shprehet e lumtur që PS hapi dyert për qytetarët e Kosovës që të bëjnë karrierë këtu.

Advertisements

A mund të na thoni, cila është arsyeja e karrierës së suksesshme në qeveri, pasi duhet të pranojmë që nuk është pak të jesh ministre. Cilës gjë ia atribuoni këtë arritje? A e shihni veten për shumë kohë pjesë të politikës së Tiranës?

Po e marr nga fundi: po, e shoh veten gjatë në politikën e Tiranës. Një gjë është bërë e mundshme me vendimin kurajoz të Partisë Socialiste që të hapet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe karrierat politike e kontributi shoqëror të mos jetë më i kufizuar brenda kufijve shtetërorë, por të jetë fluid. E shoh të mundshme që të shërbej në Kosovë për një kohë dhe të kthehem prapë në Shqipëri, apo edhe të shërbej në Shqipëri pa ndërprerje për të mirën e përbashkët publike.

Advertisements

Është një nder i madh që të shërbej në Shqipëri si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Unë kam mbi 15 vite pune ndërkombëtare në analiza dhe advokim të politikave publike në përgjithësi, si dhe politikave arsimore në veçanti. Kjo u reflektua edhe gjatë intervistave të shumta që kisha me stafin e kryeministrit para se të emërohesha zëvendësministre.

Ajo që është impresive dhe jo e zakonshme, e cila ka mundësuar edhe ardhjen time në Shqipëri, është vendimi i kryeministrit që në kabinet qeveritar të ketë profesionistë të fushave që qeverisin dhe të ketë më shumë gra se burra. Jo vetëm në Ballkan, por as në BE, nuk ka qeveri të përbërë me një shumicë kaq të madhe të grave. Nga 13 ministri, 8 udhëhiqen nga gratë. Kjo është një arritje e madhe. Gratë qeverisin ndryshe dhe Shqipëria do të jetë tjetër për shkak të grave që udhëheqin në qeveri.

Artikulli paraprakKri.met serbe në Kosovë! Del video e papublikuar më parë, ku femijë, gra e të tjerë nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre
Artikulli tjetërVr.au gruan dhe nënë e dy fëmijëve të tij, ja çfare vendosi gjykata per ekze.kutorin e gjyqtares Hafizi