Shkon ne 41 numri i personave te vdekur njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan rus bëri një ulje emergjente dhe shpërtheu në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.
Advertisements
Shtatëdhjetë e tre pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e aeroplanit kur bëri ulje emergjente të dielën pasdite në aeroportin e Moskës në Sheremetyevo, tha zëdhënësja e Komisionit Hetues të Rusisë Elena Markovskaja, duke shtuar se “41 vetë” kanë vdekur.
Së paku gjashtë nga 37 personat e shpëtuar u shtruan me urgjence në spital. Tre janë tani në kujdes intensiv pasi vuajnë djegie dhe dëmtime të renda, thane zyrtaret e shendetesise.
Advertisements
Pamjet e para vijnë nga shpërndarjet që janë bërë në Twitter, ndërsa shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që dalin nga SU1492, i ulur në pistë.
Aeroflot shpalli një emergjencë pak pas ngritjes nga Sheremetyevo dhe u kthye në aeroport pas 27 minutash në ajër. Avioni i udhëtarëve duhej të fluturonte në Murmansk para se zjarri ta detyronte të kthehej në Moskë.
Pasi u fikën flakët, u pa se bishti ishte konsumuar tërësisht, dhe pjesa më e madhe e trupës së pasme ishte djegur në skeletin e saj metalik.
Avioni ishte relativisht i ri, me raporte që thoshin se ishte bërë në vitin 2017 ose 2018.
Ndërkohë një hetim penal ka nisur për këtë incident që do të zbulojë më tepër detaje.