Opozita e bashkuar bllokoi ditën e djeshme disa akse kryesore rrugore dhe disa rrugë të rëndësishme kalimi jo vetëm në kryeqytet por në të gjitha qytet e Shqipërisë.
Advertisements
Bllokimi me 2 orë i të gjitha rrugëve kryesore në 12 qarqe të vendit ka sjellë edhe irritimin e qytetarëve.
Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë ka bërë që një e moshuar të shpërthejë në britma.
Advertisements
Ajo tha:
Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë”.
Punonjësit e policisë kanë kërkuar hapjen e rrugës, duke u përfshirë në debate me organizatorët e protestës si Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër.
Ndërkohë në Kukës, maturantët nga Kosova e kanë marrë me sportivitet bllokimin e rrugës dhe kanë dalë jashtë autobusëve e kanë nisur të hedhin valle.